Sugareski: Deri në fund të janarit aneks marrëveshje për autostradën Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Sugareski: Deri në fund të janarit aneks marrëveshje për autostradën Kërçovë-Ohër

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:26
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret që Qeveria dhe ndërmarrja kineze "Sinohidro" deri në fund të janarit t'i përfundojnë negociatat për konfirmimin e afatit të ri dhe financave shtesë për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër.

"Marrëveshjen të cilën e ka arritur Qeveria paraprake është që autostrada të ndërtohet deri më 31 janar të vitit 2018. Ne mendojmë se është mirë që deri atëherë Qeveria dhe NP për rrugë shtetërore të nënshkruajnë aneks marrëveshje për vazhdim të afatit dhe deri atëherë të konfirmohet çmimi shtesë të cilin duhet ta ketë që të sendërtohet autostrada", tha Sugarseki, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën u paralajmërua ndërtimi i rrugës së re ekspres. Sipas drejtorit të NP për rrugë të shtetit, Zoran Kitanov, paralelisht me negociatat me rritëm të përshpejtuar punohet eksproprijimi i plotë i tokës. Siç potencoi, nuk duhet të shpejtohet ndërtimi me projekte jocilësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat