Kush janë politikanët në Maqedoni që janë marrë me pastrimin e parave, ja detajet

Maqedonia

Kush janë politikanët në Maqedoni që janë marrë me pastrimin e parave, ja detajet

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:53
Ilustrim

Persona publikë në Maqedoni kanë “larë” para, kurse mes tyre ka edhe politikanë, thotë drejtori i Drejtorisë për polici financiare, Arafat Muharremi. Sipas tij, emrat e personave publikë dhe politikanëve që kanë larë para do të publikohen së shpejti, transmeton Gazeta Lajm.

Në Konferencën për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit në organizim të Akademisë për bankieri, u fol edhe për njohjen me bazat dhe dallimet e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, identifikimin e klientëve të rrezikut të lartë dhe për survejim dhe zbulimin e transaksioneve të dyshimta. Eksperti izraelit, Tomer Zaharoviç nga ana tjetër thotë se klima ndryshon dhe se shtetet në mënyrë aktive kyçen në luftën kundër larjes së parave, raporton Tv 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat