Dimitrov: Deri në fund të nëntorit takim i negociatorëve për kontestin për emrin

Maqedonia

Dimitrov: Deri në fund të nëntorit takim i negociatorëve për kontestin për emrin

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 15:54
Nikolla Dimitrov

Deri në fund të këtij muaji do të mbahet takim i nivelit të negociatorëve lidhur me kontestin për emrin. Jemi afër fundit me konfirmim të datës. Në këtë fazë të parë nuk do të ketë vizitë të ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe sapo të definohet e gjithë kjo do të informojnë nga zyra e ndërmjetësuesit.

Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri në të cilën u paralajmërua mbajtje e Samitit digjital të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i së cilës vitin e ardhshëm do të jetë Republika e Maqedonisë. 

Duke e komentuar deklaratën e zëvendës-ndihmësit sekretarit të shtetit amerikan Hoj Brajan Ji se zgjidhja e çështjes së kontestit me emrin është deri tani më afër gjetjes së zgjidhjes, Dimitrov theksoi se ekziston përpjekje që të krijohet një klimë pozitive, e cila sipas tij, është meritë e mësimit të mësuar me Maqedoninë e cila u la një kohë të gjatë të presë në pushimoren e BE-së. 

“Në atë proces unë do të dëshiroja që krahas fjalëve të mira të ketë edhe qëndrime konstruktive për shkak se ky do të jetë mësim. Është fakt se ky ishte proces që ishte në ngecje një kohë më të gjatë mes të tjerash edhe për shkak se u imponuan çështje të tjera të cilat vetvetiu paraqisnin pengesë në integrimet tona afër ose duke ndërtuar mbi pengesën rreth dallimit për emrin – rruga demokratike, problemet me gjyqësi të varur, me media jo të lira. Për shkak se ka një përpjekje serioze me ndryshimin politik që e përjetoi Maqedonia të punohet në mënjanimin e këtyre pengesave dhe ka mësim të caktuar – çfarë ndodh kur do të mbyllni një vend-kandidat në pushimore një kohë më të gjatë është e mundur të humbet kompasi. Kjo neve po na ndodh. Prej këtu, ka një vullnet politik, një optimizëm që të nxirret mësim dhe të hapen dyert. Edhe prej atje ka mesazhe inkurajuese të këtilla”, thotë shefi i diplomacisë Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat