Zaev – Tejada: Progres në proceset demokratike dhe përforcim i kapaciteteve të Kuvendit

Maqedonia

Zaev – Tejada: Progres në proceset demokratike dhe përforcim i kapaciteteve të Kuvendit

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 23:00
Zoran Zaev dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada dhe përfaqësuesit e Institutit kombëtar demokratik

Ekziston progres i dukshëm në ballafaqimin me sfidat pas ndryshimeve në Maqedoni, tani është çasti që të përforcohen edhe kapacitetet e Kuvendit, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e proceseve të filluara demokratike në Maqedoni, kanë konstatuar ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada dhe përfaqësuesit e Institutit kombëtar demokratik (NDI) në takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Në këtë takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, janë përshëndetur politikat e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë për përfshirjen e sektorit qytetar si partner në krijimin e vendimeve me domethënie të dretpërdrejtë për vetë qytetarët e vendit. Por, ligjet dhe ndryshimet e tyre sillen në Kuvend dhe për këtë nevojitet përkrahje nga gjithë shoqëria në krijimin e meknizmave funksionale parlamentare.

“Ne jemi Qeveri e hapur, e cila punon në mënyrë inkluzive me sektorin qytetar, me mundësi për kyçje edhe të opozitës, si dhe të gjithë individëve ose grupeve të ekspertëve që mund të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë demokratike, gjë që është në dobi edhe të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe qëllimeve të euro-integrimit të Maqedonisë”, tha Zaev.

Zaev shtoi se përforcimi i Kuvendit dhe sjellja e legjislativës cilësore do t’i vendosë institucionet në vendin e tyre në shoqëri dhe kjo është në interes edhe të qytetarëve edhe të vetë shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat