Maqedonia do t’i rrënojë përmendoret për hyrje në NATO

Maqedonia

Maqedonia do t’i rrënojë përmendoret për hyrje në NATO

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 07:30
Ilustrim

Maqedonia më 11-12 korrik të viti 2018 do të bëhet pjesë e Natos, emri është në duart e e Kocias dhe Siriza. Ky është titulli që është publikuar në mediat greke duke u thirur në burime të larta diplomatike atje, këto media theksojnë se zgjidhja e emrit shkon shumë shpejtë e sipas tyre qeveria e Maqedonisë është dakorduar që të rrënojë projektin Shkupi 2014 si dhe ndryshim të emrit të autostradës dhe aeroportit, transmeton Zhurnal.mk

Mediat greke shkruajnë se me qëllim që gjithë kjo të realizohet, kryetari i ri i komunës Qendër nga rradhët e LSDM Bogdanoviq ka bërë të ditur se do formojë komision i cili do të bëj revizion të projektit.

Më tej shkruhet se shefat e diplomacisë Kocias dhe Dimitrov do të mbajnë kontaktet për tejkalimin e problemeve dhe se ky proces tashmë është në rrugë paralele.

I pati do të diskutojë për emrin dhe përdorimin e tij ku shihet si një problematikë e madhe, ndërkohë që i dyti pritet të diskutojë për shkurtesat dhe përdorimet e emrit tregëtarë, shkruajnë mes tjerave mediat atje.

Kocias mes tjerave ka thënë se derisa problemi nuk zgjidhet në pjesën e parë të vitit të ardhëshëm do ketë shumë probleme tjera që do të dalin për shkak të datave të mbajtjes së zgjedhjeve ndërkohë që ky problem do ketë dhe tensione.

Uashingtoni zyrtarë ndërkohë përmes zv.ndihmës sekretarit Hojt Ji po bën presion që të jepet fund problemit të emrit e pas këtij presion qëndron edhe vet zv.presidenti amerikan Mike Pence.

Në anën tjëtër kryeministri Zaev deklaroi se në fund të muajt do të fillojnë dhe takimet me negociatorin Nimic e që paralajmëron edhe fillimin e fundit të zgjidhjes së problemit të emrit në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat