Maqedoni, që të ulet varfëria sa më shpejtë të zbatohet tatimi progresiv

Maqedonia

Maqedoni, që të ulet varfëria sa më shpejtë të zbatohet tatimi progresiv

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

Maqedonia që të ulë nivelin e varfërisë dhe dallimeve social duhet që sa më shpejtë të zbatojë tatimin progresiv paralelisht politikave sociale, jo vetëm ndaj individëve por edhe ndaj ndërmarrjeve, veçanërisht bankave.

Nga OJQ “Analitika” Bojana Hristovska tha se krahas “zbatimit të reformave urgjente për trajtim të barabartë të qytetarëve në bazë të nivelit të varfërisë” paralelisht duhet të largohemi nga tatimi i parajsës dhe tatimit të barabartë dhe të zbatojmë tatimin progresiv. “Duhet të largohemi nga tatimi lehtësues dhe modeli i tatimit të barabartë dhe menjëherë të realizohet tatimi reformues me theks të veçantë të tatimit progresiv. Duhet të theksoj se duhet takim progresiv varësish nivelit përfitues. Gjithkund në Ballkan ndpdh kjo.

Në Maqedoni ka të dhëna ku ndërmarrjet e mëdha jo vetëm se nuk i paguajnë tatimet por edhe fitojnë nga shteti. Nëse tatimi i fitimit është 9% numri më i madh i ndërmarrjeve paguajnë vetëm 0.5 %. Reformat me tatimin progresiv duhet të shkojë paralelisht me politikën sociale, të zbatohet borxh minimal, subvencionet të mos kenë karakter social”, tha Hristovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat