Pse deputetët nuk duhet ta votojnë prokurorin e propozuar nga Qeveria

Maqedonia

Pse deputetët nuk duhet ta votojnë prokurorin e propozuar nga Qeveria

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:42
Ordanovski

“Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të mos e votojnë kandidatin për prokuror shtetëror të propozuar nga Qeveria e Maqedonisë”, kështu shkruan publicisti, Sasho Ordanovski, në kolumnën për “Civil”, pas njoftimit që Qeveria ka marrë vendim “në bazë të mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve dhe në bazë të biografisë profesionale” që Kuvendit t’ia propozojë për votim të prokurorit shtetëror emrin e Lubomir Joveskit, njofton Portalb.mk.

“Mendoj që shumica parlamentare vlerëson se është me interes të lartë publik që në atë funksion të mos vendosen dikush që deri dje ka heshtur, që ka qenë kooperativ, “pa asnjë njollë në karrierë”, zëvendës i besueshëm i Marko Zvërlevskit. I propozuari Lubomir Joveski, së shpejti do të pensionohet (Atë nuk, plotësisht nuk e kuptoj?!), tërë karrierën e tij e ka ndërtuar sistemin e kalbur gjyqësor – apo rreth asaj kalbësire, të gjithë pajtohemi, në krye me Pribenë? – ndërkaq në 13 vitet e fundit (prej të cilëve 11 vite në pushtet ka qenë regjimi që i ka shkelur të gjitha ligjet dhe gjysmën e normave kushtetuese) është anëtar i Prokurorisë Publike të diskredituar”, shkruan Ordanovski.

Ai shton se “është momenti i vërtetë që Kuvendi i Maqedonisë ta kthejë rolin e rëndësishëm në krijimin e politikave në sistemin demokratik të Maqedonisë”.
“Kuvendi të krijojë politika dhe të largohet nga funksioni të jetë “makineri votuese” e çdo pushteti, nga turke dhe serbe, deri te gruevskijane e zaevijane. Hajde, të paktën ju miq të Revolucionit Laraman, tregoni se me çfarë kapaciteti demokratik dispononi. Argumentin tim kryesor e plotësoj edhe me këtë: mes, ashtu siç thonë, përvojës dhe përgatitjes profesionale të kandidatit, nga një anë, dhe karakterit si bashkëpunëtor i besueshëm i Zbërlevskit, nga ana tjetër, nuk guxohet të ketë mëdyshje – karakteri është kriteri superior për zgjedhjen e prokurorit të ri republikan. Ja pyeteni Joveskin në debatin kuvendor me cilat vendime të Zvërlevskit nuk është pajtuar ose për të cilat e ka kundërshtuar?”, thotë Ordanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat