DPHM: Ulet në mënyrë drastike niveli i Vardarit në Jegunovc

Maqedonia

DPHM: Ulet në mënyrë drastike niveli i Vardarit në Jegunovc

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:45
Niveli i Vardarit në Jegunovc

Niveli i Vardarit në Jegunovc sot është pothuajse për 15 herë më i ulët se zakonisht për nëntorin, në Shkup niveli i lumit është pothuajse dy herë më i ulët, ndërsa në Veles dhe Demir Kapi është në suaza të normales për këtë muaj , tregojnë të dhënat më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas nivelit DPHM, megjithatë, Liqeni i Ohrit është nëntë centimetra nga minimalja e lejuar dhe arriti në 693.19, niveli i Liqenit të Dojranit është për katër herë më i lartë se mesatarja për muajin nëntor, ndërsa Liqeni i Prespës ishte pothuajse në mesataren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat