Ejup Halimi i BDI-së i vetëm në komisionin për reformimin e shërbimit sekret “DSK”

Maqedonia

Ejup Halimi i BDI-së i vetëm në komisionin për reformimin e shërbimit sekret “DSK”

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 13:03
Deputeti i BDI-së, Ejup Halimi

Deputeti i BDI-së, Ejup Halimi, është deputeti i vetëm shqiptar në komisionin e formuar për reformim të shërbimit sekret të Maqedonisë, respektivisht Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Bashkë me Halimin do të jenë edhe deputetët Liljana Zaturovska, Frosina TashevskaRemenski dhe Trajço Dimokv, nga Komisioni parlamentare për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim). Sipas portalit svedok.mk, e çuditshme është se në këtë komision, që udhëhiqet nga ish ministri i brendshëm Siljan Avramovski, gjendet edhe gjykatësja Sahilka Stojkovska, e cila gjatë qeverisjes VMRO-BDI ndërtoi karrierë të shpejtë, duke arritur nga e punësuar në Ministrinë e drejtësisë si bashkëpunëtore e ish ministrit, Mihajllo Manevski, deri në gjykatëse në Gjykatën Administrative, transmeton Gazeta Lajm. Reformat bëhen me rekomandim të eksperit gjerman Rajnhard Pribe, kurse në përbërjen e tij të plotë janë: Siljan Avramovski, Kryetar, Sllavjanka Petrovska nga MPB, zëvendës kryetare dhe anëtarët: Vesna Dorevska, MPB, Nuhi Neziri-MPB, Sasho Trajkovski-MPB, Daniela JakovlevskiGjorshoska – MPB, Llazo Jovanovski- MPB, Marjan Zdravkovski-MPB, Svetllana Vllahoviq-MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat