Ujësjellësi i Shkupit dhe Ndërmarrja e Transportit Publik me drejtorë të rinj

Maqedonia

Ujësjellësi i Shkupit dhe Ndërmarrja e Transportit Publik me drejtorë të rinj

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Kryetari i Komitetit Komunal të LSDM-së në Karposh, Dushko Veskovski, i cili pas zgjedhjeve lokale u bë kryetar i Këshillit të Komunës, do të jetë drejtori i ri i Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim, mëson jo-zyrtarisht “Fokus”.

Gjithashtu, drejtor të ri do të ketë edhe Ndërmarrja e Transportit Publike, ku sipas informatave jo-zyrtare do të jetë Kristijan Çuçkov, i cili ishte pjesë e shtabit zgjedhor të kryetarit të ri të Shkupit, Petre Shilegov. Përndryshe, pas zgjedhjes së Shilegovit për kryetar të Qytetit të Shkupit, priten ndryshime në vendet e drejtorëve edhe të ndërmarrjeve tjera publike të cilat janë pjesë e Qytetit, në mesin e të cilëve janë Parku dhe Gjelbërim, Rrugët dhe rrugicat, Higjiena Komunale, Drislla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat