Sela: Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë përbërëse e Qeverisë

Maqedonia

Sela: Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë përbërëse e Qeverisë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 22:59
Ziadin Sela

Shumica parlamentare mund të zgjerohet por jo të zvogëlohet. Ziadin Sela edhe një herë largoi dyshimet për largimin e mundshëm të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.

Sipas tij, subjekti që më së shumti e kërkon largimin e Selës nga Qeveria është BDI-ja e Ahmetit por kjo gjë sipas tij ka pak rëndësi pasi primare e cilëson përmbushjen e reformave të premtuara. Dëshira e BDI-së për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria mund të plotësohet vetëm nëse ky ekzekutiv fillon t’i ngjasojë qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, shoti Sela.

“Ne jemi pjesë e qeverisë sepse kemi marr obligimet tona për të vazhduar reformat dhe për të qenë brenda për brenda qeverisë ajo pjesë e cila çdoherë do të alarmojë kur kjo Qeveri do të ngjajë me qeverinë e kaluar. Ne për momentin që flasim jemi pjesë e Qeverisë. I vetmi aktorë politik brenda Qeverisë i cili dëshiron që Aleancën për Shqiptarët të mos e shohë në aty, që të mos e këtë në koalicion qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Këtë e kanë thënë vazhdimisht gjatë fushatës bile ka pasur konstatime që ASH ka dalur nga Qeveria”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat