KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 1.7 për qind

Maqedonia

KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 1.7 për qind

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Komisioni Evropian në raportin e fundit ekonomik të vjeshtës parashikon se Maqedonia do të përfundojë vitin me rritje ekonomike prej 1.7 për qind.

Në raport thuhet se lëvizjet ekonomike dhe investimet në gjysmën e parë janë ulur për shkak të krizës së vazhdueshme politike, por siç theksohet, me qeverinë e re e cila erdhi në qershor dhe e cila paralajmëron se është e përkushtuar për zbatimin e reformave strukturore dhe fiskale dhe mbështetje në kërkesat e brendshme dhe punësime, pritet që interesi i investuesve të kthehet, ndërsa aktiviteti ekonomik të përforcohet.

Për vitin e ardhshëm, KE parashikon rritje në BPV-së të Maqedonisë prej 2,7, dhe në vitin 2019 për 3,2 për qind. Parashikohet edhe rritje e mëtejshme e punësimit dhe ulje e shkallës së papunësisë në vitin e ardhshëm në 21,4, ndërsa në 2019 në 21 për qind.

KE ka parashikime optimiste për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe pret që rritja e BPV-së më së shumit të ndikojë në kërkesat dhe konsumin vendor. Ndikimi pozitiv do të jetë edhe rritja e pagave minimale, si dhe investimet publike.

Rritja ekonomike, sipas KE-së, mundet sërish të ngadalësohet në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës politike, e cila, siç vlerëson, mbetet e brishtë, por megjithatë, rreziku për atë tani është shumë më i ulët se në gjysmën e parë të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat