Zaev paralajmëron ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë

Maqedonia

Zaev paralajmëron ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:09
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot gjatë një konference për shtyp në hapësirat e qeverisë tha se do të punojë në ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë, deri në kufi në Kosovën.

Zaev tha se janë në përgatitje të dokumenteve dhe se projekti për ndërtimin e rrugës do të përfundojë së shpejti.

Kryeministri Zaev gjatë konferencës ka foluar edhe për tema tjera, ndërsa sa i përket buxhetit të shtetit për vitin 2018 ai tha se parasheh të ketë stabilitet ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat