Karaxhoski: Gjykatësit që kishte sjellur Pançevski, janë kthyer në gjykatat amë

Maqedonia

Karaxhoski: Gjykatësit që kishte sjellur Pançevski, janë kthyer në gjykatat amë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:13
Zoran Karaxhoski

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, gjatë ceremonisë solemne në marrjen e detyrës së kryetarit të Gjykatës Panele nga Ivan Xholev, tha se katër gjykatës nga Gjykata Penale të cilët gjatë kohës së Vlladimir Pançevskit kanë qenë të deleguar nga gjykatat në Negotinë, Tetovë dhe qytete tjera, janë kthyer në gjykatat e tyre amë.

Bëhet fjalë për gjykatëset Aleksandra Pop-Stefanija dhe Elena Ilievska-Josifoviq për të cilat PSP dorëzoi kërkesë për shkarkim në Këshillin për Fakte.

Ato iniciativca të PSP-së u refuzuan nga Këshilli dhe nuk arritën në rend dite në Këshillin Gjyqësor.

Gjykatëset që kishte sjellur Pançevski në Gjykatën Penale, kanë vepruar në lëndët e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat