Parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:34
ilustrim

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për fundjavë paralajmëron të reshura të shiut të rrëmbyeshëm deri në 25 litra për metër katror, ??ndërsa në zonat malore sipas DPHM do të ketë reshje të borës.

Të reshurat e shiut do të jetë më të theksuara nesër pasdite në pjesën perëndimore dhe jugore të Maqedonisë. Ndërkaq, borë do të bjerë në zonat më të larta malore në Maqedoninë veriperëndimore.

Të dielën dhe të hënën, reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa do të ketë kushte për mjegull në mëngjes dhe në disa lugina.

Më shumë reshje pritet përsëri të martën dhe të mërkurën, ndërsa nga e mërkura edhe rënie të temperaturave që do të shkaktojë reshje në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat