Maqedonia dhe Mali i Zi me ofertë të përbashkët turistike

Maqedonia

Maqedonia dhe Mali i Zi me ofertë të përbashkët turistike

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:52
Daniella Mihajllovska

Maqedonia dhe Mali i Zi po bëjnë marrëveshje për oferta të përbashkëta turistike, që do të prezantohen para tre tregjeve. Për ta përmirësuar bashkëpunimin ekonomik, i cili është në nivel të palakmueshëm, parashikojnë përforcim të marrëdhënieve edhe në industrinë e ushqimit.

Siç u tha në forumin e sotëm për biznes në Odën Ekonomike, Mali i Zi është partneri tregtar i 36 për Maqedoninë.

“Nuk mund të lavdërohemi për këmbim të madh, sasitë janë shumë të vogla. Në këtë drejtim, por duke pasur parasysh se kemi marrëveshje për bashkëpunim në turizëm, janë planifikuar disa aktivitete. Qëllimi është që të shikohen kapacitetet e të dy shteteve, ndërsa po mendohet edhe për organizimin e prodhimeve të përbashkëta turistike”, tha Daniella Mihajllovska.

Biznes-forumi u organizua nga Ambasada e Malit të Zi, ndërsa pjesëmarrës ishin rreth 40 përfaqësues të sektoreve të biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat