Xhaferi: Ligji për gjuhët nga e hëna kthehet në Kuvend

Maqedonia

Xhaferi: Ligji për gjuhët nga e hëna kthehet në Kuvend

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:24
Talat Xhaferi

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të nisë të shqyrtohet të hënën në seancë plenare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili beson se procedura do të përfundojë deri të premten.

Megjithatë, kjo çështje mund të zvarritjen në rast se në ekzekutiv do të kishte propozime për ndyshime dhe riformatim.

Në takimin e sotëm me gazetarët, Xhaferi paralajmëroi edhe ndryshime në rregulloren e Kuvendit, që siç tha do të ishin edhe ndryshimet e para në kuadër të iniciativës “Zhan Mone”.

Ndërkohë, Ligji për gjuhët i parapriu një mbështetje ligjore nga Komisioni i Kuvendit për Çështje Evropiane dhe Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat