Nesër rrethi i tretë i zgjedhjeve në Çair

Maqedonia

Nesër rrethi i tretë i zgjedhjeve në Çair

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Nesër do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore.

Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit. Ndikimin në rezultatin paraprak e mori për bazë edhe vetë KSHZ-ja në mbledhjen kur edhe u vendos të shkohet në rivotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat