LSDM: VMRO përsëri gënjen, hetimi do të tregojë se kush kërcënon

Maqedonia

LSDM: VMRO përsëri gënjen, hetimi do të tregojë se kush kërcënon

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 18:12
LSDM

Është absurde që VMRO-DPMNE të plasojë lajme të rreme për gjoja presione ndaj qytetarëve ose këshilltarëve, kur shantazhimi, kërcënimet, presionet dhe dhuna ndaj qytetarëve janë veçori dhe një metodë e njohur e funksionimit ekskluzivisht vetëm për VMRO-DPMNE. Pikërisht për shkak të kësaj mënyre të qeverisjes VMRO-DPMNE u dënua në zgjedhjet e fundit lokale, thonë nga LSDM-ja.

"Gënjeshtër është lajmi se LSDM-ja ose anëtarët e saj kanë kërcënuar këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Gazi Babën. Kjo nuk është e vërtetë. LSDM respekton vullnetin zgjedhor të qytetarëve, mbështet dhe promovon vlerat demokratike si një interes i lartë i qytetarëve ", thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar për mediat e vendit nga ana e LSDM-së.

"Prandaj, siç thonë nga kjo parti, LSDM-ja  pret që institucionet kompetente të sqarojnë plotësisht rastin, në të cilën sot akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Kjo do të zbulojë se kush me të vërtetë kërcënon dhe do të sqarojë se konferenca e sotme për shtypit e Toni Bojkovski është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e VMRO-DPMNE-së për të mbrojtur kriminelët e vërtetë të kërcënimeve", shtojnë nga LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat