Sindikata nuk zgjedh kryetarin, ndërpritet mbledhja, ja pse

Maqedonia

Sindikata nuk zgjedh kryetarin, ndërpritet mbledhja, ja pse

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 18:51
Sindikata

Në Kongresin e jashtëzakonshëm që sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka mbajtur në Ohër, nuk është zgjedhur kryetari i ri.

Pas përfundimit të pjesës protokollare, në momentin kur në rend dite erdhi pika për zgjedhjen e kryetarit të ri të sindikatës, mbledhja u ndërpre. Shkak për këtë ishte pakënaqësia e madhe dhe reagimet e bujshme të një pjese të delegatëve, të cilit kishin vërejtjet e tyre për ekzistimin e vetëm një kandidature. Pas kësaj, kongresi u ndërpre dhe nuk vazhdoi me punë. Sipas paralajmërimeve, një komision verifikues në afat prej 30 ditëve duhet të vërtetojë kandidaturat e mundshme.

Krahas Dimovskit, kandidatura për lider sindikal kanë parashtruar edhe Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidaturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat