Intensifikim i bashkëpunimit rajonal, hap drejt BE-së

Maqedonia

Intensifikim i bashkëpunimit rajonal, hap drejt BE-së

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 20:47
Bashkëpunimi rajonal është kruciale për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian

Bashkëpunimi rajonal është kruciale për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviç tha se kjo do të jetë garancë për BE-në se kur të bëhemi pjesë e saj ne nuk do ta ngarkojmë me probleme të ndryshme nga e kaluara.

"Bashkëpunimi rajonal duhet të na ndihmojë neve të pajtohemi pas luftërave, do të duhet të na ndihmojë të hapemi mes vete dhe fqinjëve. Bashkëpunimi rajonal, Prrocesi i Berlinit janë rezultate direkte të një lloj vetëdije. Kësaj i shtohet edhe zhvillimi ekonomik si një prej kushteve që të shihemi, kuptohemi dhe pranohemi si shoqëri demokratike nga të tjerët"- deklaroi SINKRON: Goran Svilanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Dragan Tilev nga Sekretariati për Çështje Evropiane theksoi se përpjekjet për t‘i plotësuar kriteretpër anëtarësim në BE nuk duhet ndalur, pavarësisht se disa vende anëtare momentalisht kanë prioritete tjera para zgjerimit të BE-së.

"Entuziazmi në vend dhe në rajon është I kuptueshëm. Ne po ecim përpara hap pas hapi. Mirëpo mungon entuziazmi në BE. Mbase Bullgaria, Austria dhe disa vende tjera kanë entuziazëm, por disa vende tjera as që mendojnë për zgjerimin, kanë shumë probleme me të cilat duhet të merren. Kjo është pasqyra reale, atmosfera në të cilën duhet të punojmë me qëllim që t’i afrohemi sa më shumë BE-së"- deklaroi Dragan Tilev, Sekretariati për Çështje Evropiane.

"Ka gjithashtu nevojë të vazhdojmë të krijojmë projekte të përbashkëta midis vendeve të rajonit dhe të vazhdojmë të ndajmë përvojat dhe në këtë kontekst mendojmë se është e rëndësishme të hapim mundësi dhe ekspertët tanë t’i kyçim në projekte në vende tjera. Në mënyrë që të ketë kompatibilitet dhe sinergji më të mirë mes vendeve tona"- deklaroi SINKRON: Dhurata Hoxha, Ministre e Kosovës për Integrim Evropian.

"Fakti se në dhjetor do të kemi takimin e parë të kryeministrave në Sofje dhe pastaj samitin e majit të liderëve të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje me EU 2018 është një hap I madh. 15 vite pas Selanikut kjo do të jetë hera e parë që kryeministart takojnë liderët e BE-së"- deklaroi Aleksandar Andrija Pejoviç, Ministër i Malit të Zi për Punë Evropiane.

Në konferencën e sotme, panelistët nga rajoni theksuan rëndësinë e mbështetjes financiare, respektivisht të fondeve IPA dhe menaxhimin efikas të tyre, me të cilat BE-ja ndihmon rajonin që sa më parë t’i përmbush kriteret e nevojshme për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat