Deputetja Remenski lirohet nga padia e ish ministrit Spasov (Dokument)

Maqedonia

Deputetja Remenski lirohet nga padia e ish ministrit Spasov (Dokument)

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 21:09
Deputetja e LSDM dhe ish ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski

Deputetja e LSDM dhe ish ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski ka bërë të ditur se padia ndaj saj nga ish ministri i punës dhe politikës sociale nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Dime Spasov është tërhequr pasiqë sipas saj, as ai e as avokatët e tij nuk janë paraqitur në seancë.

Me këtë rast, kur as paditësi e as ndonjë përfaqësues ligjorë nuk paraqiten në gjykatë e madje edhe për padinë që ato vet e kanë kryer, bie që automatikisht padia të hidhet poshtë.

Sipas dokumentit, në seancën e cila duhej të mbahet më 2 tetor në Gjykatën themelore Shkupi 1 nuk është paraqitur paditësi Spasov i cili e ka paditur Remenskin për dëmshpërblim 1.2 milion denarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat