Në Çair ku do të rivotohet, sot votuan të sëmurit dhe personat e pamundur

Maqedonia

Në Çair ku do të rivotohet, sot votuan të sëmurit dhe personat e pamundur

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 22:43
Ilustrim

Një ditë para përsëritjes së votimit nga raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit sot votuan personat e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuar.

Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair, për MIA-n deklaruar se tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar, prej të cilëve të drejtën e votës e realizuan dy.

Në vendvotimin 2901 në Çair të regjistruar janë 719 votues.

Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat