Ceremoni përkujtimore në varezat ushtarake britanike

Maqedonia

Ceremoni përkujtimore në varezat ushtarake britanike

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 13:39
Shkup

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga sekretari shtetëror i Ministrisë, Dragan Nikoliq sot vendosi kurorë lulesh në varrezat ushtarake britanike në Shkup, në përkujtim të ushtarëve të vdekur britanikë nga Lufta e Parë Botërore.

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në komemoracionin në varrezat ushtarake britanike kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Charles Garrett dhe atashetë e mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

“Ceremonia në varrezat ushtarake britanike, ku ndodhen varret e 117 ushtarëve, është në përkujtim të të vrarëve në Luftën e Parë Botërore dhe një përkujtim të tragjedisë të të gjithë njerëzve, ushtarë dhe civilë nga të gjitha kombet, të cilët kanë humbur jetën duke luftuar për paqe dhe liri”, qëndron në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat