Sulejmani : Librat e historisë për nxënësit shqiptar janë të shkruar nga autor maqedonas

Maqedonia

Sulejmani : Librat e historisë për nxënësit shqiptar janë të shkruar nga autor maqedonas

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Librat e historisë për nxënësit shqiptarë në Maqedoni edhe më tej vazhdojnë të jenë në qarkullim edhe përkundër kritikave të shumta të profesorëve dhe nxënësve shqiptar. Libri i klasës së tetë me katër autor maqedonas dhe një shqiptar

Qeveria reformatore akoma nuk ka premtuar se do të bëjë ndryshimin e teksteve shkollore për ti zëvendësuar me libra tjerë të cilat do të hartohen nga profesorët shqiptar. Profesori i historisë Selam Sulejmani, pohon se librat që aktualisht janë në përdorim duhet të hiqen dhe të zëvendësohen me libra që do të përgatiten nga historianët më të njohur shqiptar. Librat me të cilët aktualisht punojnë  profesorët dhe arsimtarët në shkolla  janë libra ku jo vetëm fiset ilire trajtohen si fise maqedonase , por ka edhe shumë trillime të tjera.

 Në anën tjetër profesori i lëndës së Historisë, Naser Miftari, shpjegon para nxënësve se fiset si enkelejdët dhe dasaretët nuk janë fise maqedonase, por janë fise ilire. Ai thotë se në të njëjtin libër, disa faqe të tekstit janë fare të pa përkthyera, përkatësisht janë lënë në gjuhën maqedonase, ndërkohë që u dedikohet nxënësve shqiptarë. “Kërkojmë tërheqjen e tyre dhe kërkojmë botimin e teksteve të reja, duhet të krijohet një komision ekspertësh me të cilët jo vetëm si tekst në pamje por ajo duhet të ndryshojë shqyrtojnë, të nisin me përmirësimin e tyre. “Është e nevojshme ngritje e iniciativës që të mund të ndërmarrët diçka lidhur me tekstet shkollore. Ministria lëshoi shkrese deri te shkollat që të munden direkt arsimtaret ti deklarojnë gabimet në tekstet shkollore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat