Maqedonia në shumë vende pa ambasador, zvarritet procedura

Maqedonia

Maqedonia në shumë vende pa ambasador, zvarritet procedura

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 21:21
Ilustrim

Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve në Përfaqësitë Konsullore Diplomatike të Maqedonisë në botë mbetet proces i papërfunduar dhe i paqartë.

“Ne procesin e emërimit të ambasadorëve janë të kyçura edhe vende të treta nga të cilët kërkohet pajtueshmëri kështu që emërimi do të jetë atëherë kur ai proces të jetë në fazën e fundit. Ka pasur një ngecje, para së gjithash për shkak të zgjedhjeve lokale, pengesat ligjore dhe fokusi në fushatë. Si Ministri bëjmë sa mundemi. Kemi trashëguar një situatë shumë të rëndë dhe duam sa më shpejt ta plotësojmë rrjetin diplomatik sepse politika e jashtme nuk bëhet vetëm në kryeqytet dhe jo vetëm në nivel të ministrit me diplomatët në ministri ka deklaruar  Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm Megjithatë mbetet e paqartë nëse ambasadorët e ri do të përzgjidhen nga radhët e diplomatëve të karrierës ose do të jenë të përzgjedhur partiak, siç ka qenë praktikë në të kaluarën.

Andrea Stojkovski, nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” vlerëson se është koha që vëmendja të kthehet nga diplomatët e karrierës. 19 ambasada të Maqedonisë, prej të cilave 14 në vendet anëtare të BE-së, janë pa ambasador ose konsull. Sipas ndarjes jozyrtare të kulaçit të pushtetit të kaluar mes partnerëve të koalicionit të mëparshëm VMRO-DPMNE dhe BDI, shumë prej tyre duhet të ishin shqiptar. Megjithatë nga BDI-ja pretendonin se mos-emërimi i ambasadorëve shqiptarë ndodhte për arsye të mos-dekretimit të tyre nga ana e presidentit Gjorge Ivanov për shkak se partia e Ahmetit nuk njihte legjitimitetin e tij. Nga Kabineti i Presidentit më herët e kishin përgënjeshtruar këtë, duke thënë se deri te ato nuk është  propozuar asnjë kandidat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat