KSHZ: Për Ganiun 169 vota, ndërsa për Ibrahimin 98

Maqedonia

KSHZ: Për Ganiun 169 vota, ndërsa për Ibrahimin 98

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:39
KSHZ

Për kandidatin e BDI-së për kryetar komune në komunën e Çairit Visar Ganiu në votimin e sotëm në vendvotimin 2901 ku rivotohej për zgjedhjet lokale votuan 169 persona, ndërsa për Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa 98, tregojnë rezultatet paraprake të Komsionit Shtetëror Zgjedhor.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga gjithsej 719 votues në vendvotimin 2901 sot votuan 272 votues, respektivisht jehona ishte 37,83 për qind. Pas raundit të dytë të zgjedhjeve Gjykata Administrative pas ankesës së BESËS, mori vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat