FMN: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit 1,9 për qind, vitin tjetër 3,2

Maqedonia

FMN: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit 1,9 për qind, vitin tjetër 3,2

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:04
ilustrim

 Fondi Monetar Ndërkombëtar e revidoi parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për këtë vit prej 3,2 në 1,9 për qind.

Për vitin e ardhshëm FMN parasheh rritje të BPV-së së Maqedonisë prej 3,2, ndërkaq në vitin 2019 prej 3,4 për qind.

FMN në raportin rajonal ekonomik të publikuar sot, thekson se inflacioni në Maqedoni këtë vit do të jetë 0,3 për qind, vitin tjetër 2,6, ndërsa në vitin 2019 1,9 për qind.

Deficiti buxhetor, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 2,3 për qind të BPV-së, vitin tjetër 2,5 , ndërsa në vitin 2019, 2,8 për qind.

FMN, gjithashtu, parasheh ulje të mëtutjeshme të shkallës së papunësisë nga të sivjetshmet 23,4 për qind në 23,2 për qind vitin e ardhshëm dhe 23 për qind në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat