Nijazi Aliu: Prokurorja dhe gjykatësi mbrojnë vrasësin e Almir Aliu

Maqedonia

Nijazi Aliu: Prokurorja dhe gjykatësi mbrojnë vrasësin e Almir Aliu

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:22
Almir Aliu

Familjarët e vogëlushit katër vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu dhe avokatët kanë hedhur dyshime mbi prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska e cila sipas tyre po tenton të ndryshojë aktakuzën në favor të të akuzuarit Boban Iliç, i cili me makinë shkeli për vdekje vogëlushin kumanovar katër vjeçar.

Babai i të ndjerit Almir Aliu, Sedat Aliu shprehet se prokurorja në fjalë po tenton nga viktimë ta paraqes si dhunues. Ata shprehin shqetësim edhe për atë se në aktakuzë askund nuk përmendet vëllai i Boban Iliçit i cili me shufër hekuri ka sulmuar përfaqësues të familjes Aliu. Edhe pala mbrojtëse e familjes Aliu akuzon prokuroren e lëndës për punë jo-profesionale dhe dënojnë ashpër tentimin e saj për rikualifikim të veprës. Avokatët kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e katërvjeçarit Almir Aliu. “Gjykata të merr vendimin për veprën penale që është evidente që nga fillimi dhe që kualifikohet vrasje dhe tentim për vrasje për nënën dhe babin e tanimë të ndjerit Almir Aliu”, deklaroi avokati Asmir Ali Spahiç në një prononcim për Alsat-M. 

“Lëshimet procedurale që janë bërë nga ana e prokurorisë edhe nga ana e gjykatës, mendojmë se janë me qëllim që të ndikojnë në verdikti final, apo vendimin gjyqësor”, deklaroi avokat tjetër Ibrahim Bajrami. “ “Nuk jemi të kënaqur nga ana e gjykatës shkaku se prokuroria është duke e kryer rolin e avokates se sa të prokurores dhe kjo çështje të mos jetë e politizuar por të shikohet drejtësia dhe drejtësia të dale deri në fund”, tha Nijazi Aliu, familjar. Me 15 nëntor në Gjykatën e Kumanovës palët do të kenë edhe fjalët përfundimtare. Avokatët e palës së dëmtuar dyshojnë se i akuzuari kryesor për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nuk do të merr dënimin e merituar pasi që gjatë procesit gjyqësor nuk janë pranuar dëshmi relevante që tregojnë se Boban Iliç ka kryer vrasjen me paramendim. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të Almirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat