Vrasja e Almirit, lirohet nga akuza për dhunë Bojan Iliqi

Maqedonia

Vrasja e Almirit, lirohet nga akuza për dhunë Bojan Iliqi

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 18:22
Almir Aliu

Bojan Iliqit, vëllaut të Boban Iliqit i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, Prokuroria e Kumanovës ka vendosur që t’ia tërheq akuzat, të cilat e ngarkonin për vepër penale “dhunë”.

Ndërsa, kjo sipas avokatëve të familjes Aliu ka ndodhur në rrethana të paqarta dhe të papranueshme për ta, pasi sipas tyre ky veprim është krejtësisht në kundërshtim me dëshmitë materiale dhe verbale që ata i kanë siguruar dhe prezantuar në gjykatë.

Ata thonë se në këtë rast Prokuroria është treguar e njëanshme, pasi për të njejtën vepër penale “dhunë”, akuzohen edhe tre familjarët e Alimirit, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Ajo nga e cila kanë frikë avokatët është mundësia që Prokuroria të bëjë parakualifikim të lëndës, sepse kjo sipas tyre do të jetë në favor të të akuzuarit Boban Iliq.

Për familjarët e Almirit, ky veprim i Prokurorisë që të falë vëllain e Bobanit, Bojanin tregon qartë për një qasje selektive të gjithë procedurës gjyqësore. Ndërsa, me qenë se kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para se të thuhen fjalët përfundimtare në gjykatë, ata nuk presin që të ketë një verdikt të drejtë të këtij gjykimi.

Kujtojmë që vogëlushi katërvjeçar Almir Aliu për shkak të një grindjeje verbale mes babit të tij dhe Boban Iliqit, natën e 25 qershorit të vitit të kaluar së bashku me nënën e tij u shtypën në mënyrë mizore nga një makinë, drejtuesi i të cilit ishte tash i akuzuairi Boban Iliq. Almiri nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të rënda dhe si pasojë ndërroi jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat