Takim i zëvendësministrit Makraduli me zëvendësambasadorin e Polonisë në Maqedoni

Maqedonia

Takim i zëvendësministrit Makraduli me zëvendësambasadorin e Polonisë në Maqedoni

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 18:50
Jani Makraduli me zëvendësambasadoren e Republikës së Polonisë në Maqedoni, Veronika Staniec - Porcik

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli sot realizoi takim pune me zëvendësambasadoren e Republikës së Polonisë në Maqedoni, Veronika Staniec - Porcik.

Siç informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, takimi është me rastin e pjesëmarrjes zyrtare të Republikës së Maqedonisë në Konferencën e 23-të të palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike COP23. Republika e Polonisë do të jetë nikoqir i COP-it të ardhshëm, me ç'rast në takimin e sotëm është dakorduar edhe bashkëpunim më i ngushtë, informojnë nga Ministria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat