Pakoja e re e ligjeve, Prokuroria do ta kontrollojë punën e policisë

Maqedonia

Pakoja e re e ligjeve, Prokuroria do ta kontrollojë punën e policisë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë do ta fillojë përgatitjen e pakos për ndryshime të disa ligjeve, me të cilat duhet të sigurojë kontroll të jashtëm të pavarur të punës së policies.

Sipas njoftimit, të publikuar sot, ndryshimet do të bëhen në ligjin për Shërbim Prokuroria, për Prokurori Publike, për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe në Kodin Penal. Përgatitja e ndryshimeve në katër ligje ka filluar dje, ndërkaq zgjidhjet e para duhet të jenë gati deri më 24 nëntor. Kontrollin e punës së policisë – të rregullt në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të burgjeve, për të cilën është Ministria e Drejtësisë, sipas ndryshimeve të ligjeve, do ta kryej Prokuroria Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat