Të shtunën varrosen kafkat që u gjetën në Kërçovë

Maqedonia

Të shtunën varrosen kafkat që u gjetën në Kërçovë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 15:33
Kafka në rajonin e Kërçovës

Këshilli Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve dhe varrimin e mbetjeve mortore të viktimave nga masakrat nga viti 1913 e gjer pas luftës së Dytë Botërore që u gjetën në komunën e Kërçovës është takuar në Zajaz.

“Ky këshill vendosi që varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet të shtunën, më 18 nëntor 2017, me fillim në ora 13:00 në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës Kohë më parë, në Zajaz dhe në vende tjera në Kërçovë u zbuluan varreza masive të viktimave nga masakrat ndaj shqiptarëve nga viti 1913 e gjer pas luftës së dytë botërore”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar te shpella afër vendit të quajtur “Dardha” në afërsi të fshatit Baçisht të Kërçovës, një ekip speleologësh italianë gjetën mbetje të shumta mortore dhe rreth 100 kafka njerëzish.

Ekspertët vendorë si dhe speleologët nga Italia pretendojnë se vjetërsia e kafkave  mund të jetë 60-70 vjeçe, pra që mund të lidhen me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore dhe me periudhën deri në fillim të viteve gjashtëdhjetë, që ndër ne njihet si koha e Rankoviqit dhe UDB-së famëkeqe. Sidoqoftë, angazhimi edhe i ekspertëve nga Italia ushqen shpresën se më në fund e vërteta për këtë shpellë dhe krimet që mund të jenë bërë, do të dalë sheshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat