Sindikata e gjykatave kërkon dorëheqjen e Zoran Karaxhoskit

Maqedonia

Sindikata e gjykatave kërkon dorëheqjen e Zoran Karaxhoskit

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:01
Zoran Karaçovski

Sindikata e punëtorëve të drejtorisë së organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare kërkon dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaçovski, pasi që sipas tyre, ai është njëri nga fajtorët kryesor për gjendjen e vështirë financiare në të cilën gjenden nënpunësit gjyqësorë.

Ata reagojnë për shkak se me propozim – buxhetin për vitin 2018 janë lënë pas dore të punësuarit në shërbimin gjyqësor dhe në atë prokurorial, të cilët disa herë deri më tani kanë bërë grevë për rritje të rrogave dhe mëditjeve shtesë për rroga.

Nëpunësit gjyqësor kërkojnë pagesë të shtesës së pagës prej 10 për qind dhe dallim të nivelit të karrierës.

Nga Sindikata shpresojnë se së shpejti do të përmirësohen kushtet për të punësuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat