Mickovski: Mukoski nuk ka dhënë urdhër për dhunën në Kuvend

Maqedonia

Mickovski: Mukoski nuk ka dhënë urdhër për dhunën në Kuvend

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:57
Pamje nga kamerat e sigurise

Sekretari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski në një intervistë për TV24 ka thënë se kolegu i tij, Krsto Mukoski i ka thënë se nuk ka ndihmuar që të hapen dyert në ditën e përgjakshme në Kuvend e as nuk ka ndihmuar dhunuesit duke ju dhënë instruksione.

”Mukoski më ka thënë se nuk ka dhënë instruksione gjatë ditës së përgjakshme në Kuvend e as nuk ka qenë e pjesë e grupit dhunues” tha mes tjerash Mickovski.

Mickovski ka thënë se nuk do që t’i komentojë ”bombat” e opozitës së atëhershme pas mos përfunduar të gjithë proceset gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat