Ahmeti-Garrett: Maqedonia të punojë për të zhbllokuar proceset integruese

Maqedonia

Ahmeti-Garrett: Maqedonia të punojë për të zhbllokuar proceset integruese

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 22:08
Pamje nga takimi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka pritur Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Charles Garrett me të cilin kanë diskutuar për tema të rëndësishme aktuale në Maqedoni dhe perspektivat e përbashkëta të dy vendeve.

Në njoftimin e BDI-së thuhet ”Lideri Ahmeti përsëriti përcaktimet prioritare të BDIsë në këtë shumicë parlamentare që janë reformat sistemore, në veçanti sundimi i së drejtës, fqinjësia e mirë, integrimi në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. BDI në veçanti është e përkushtuar për reformat në gjyqësor dhe sistemin e sigurisë me ç’rast theksoi që pas zgjedhjeve lokale, të gjitha energjitë tona do të fokusohen në realizimin e obligimeve para nesh.”

Garrett dhe Ahmeti janë ndarë me mendimin se Maqedonia duhet të përkushtohet për dialogun me Athinën dhe Sofjen që paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues për vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat