Xhaferi: Ahmeti u mundua të ndal atë që ndodhi në Kumanovë

Maqedonia

Xhaferi: Ahmeti u mundua të ndal atë që ndodhi në Kumanovë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 22:34
Kryetari i Kuvendit në Mqedoni, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit në Mqedoni, Talat Xhaferi në një intervistë në RTV Dukagjini, ka folur për rastin e Kumanovës, dhe dënimin që i është shqiptuar.

Ai pa dashur të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, ka thënë se në rast se iniciohet ndonjë veprim që i hapë rrugë hetimit ndërkombëtarë për këtë rast, atëherë a do ta procedoj sa më shpejt.

Duke komentuar akuzat e fmailjarëve se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka futur ata në kurth, Talat Xhaferi tha se kjo nuk qëndron. Madje, në një moment, ai tha se Ahmeti ka tentuar të ndal një veprim të tillë që ishte paralajmëruar, duke treguar në një formë se BDI ka qenë në dijeni për mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Në asnjë mënyrë, nuk mbanë vlerësimi se Ali Ahmeti është ai që ka bërë kurthë. Në veçanti, Ali Ahmeti me një pjesë të udhëheqësisë së partisë, ka qenë person i cili me cdo kusht ka tentuar që t’i bindë ata ish-shokë tonë të hekin dorë nga një veprim i tillë i mundshëm që e patën paralajmëruar.”, tha pos tjerash Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat