Angelov që sulmoi Selën e Zaevin: Nuk jam bërë pishman që jam fut në parlament më 27 prill

Maqedonia

Angelov që sulmoi Selën e Zaevin: Nuk jam bërë pishman që jam fut në parlament më 27 prill

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 23:38
Goran Angelov

Udhëheqësi i organizatës me bereta të zeza “Qoseto”, Goran Angelov ka folur për hyrjen brutale më 27 prill në Kuvend. Ai tha se është krenar që ka ndërhyrë në Kuvend sepse këtë akt siç thotë e ka bërë për të mbrojtur Maqedoninë dhe identitetin kombëtar,

Ai në intervistën me Milenko ka thënë se hidhërimi i madh ka ndodhur kur ka nisur të këndohet himni shqiptar. Sipas tij, nuk është e lejueshme që dikush në Kuvendin e Maqedonisë ta këndojë himnin shqiptar.

Angelov theksoi se nuk ndjehet fajtor për atë që kanë hyrë në Kuvend, por nga ana tjetër ka bërë thirrje që të lirohen të gjithë të burgosurit për rastin e 27 prillit.

Angelov më tej thotë se në një rast kanë qenë të provokuar me makinë nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili ka tentuar të shpërndajë turmën.

Sipas tij, gjithçka po ndodhë me presionin dhe ndikimin e madh të SHBA-ve dhe BE-së.

Kreu i beretave të zeza ankohet se qytetarët nuk po reagojnë në këtë situate, ndërsa duke folur për zgjedhjet e fundit tha se nuk janë lejuar nga policia dhe njësitet speciale, për të mos bërë asgjë, që nënkuptohet se ka pasur tentime për vjedhjen e votave. Angelov thotë se qytetarët duhet të dalin të bllokojnë shtetin dhe rrugët e ambasadës, për të shprehur pakënaqësi,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat