Deputetët sot votojnë për nevojën e sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Deputetët sot votojnë për nevojën e sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 08:33
Kuvendi i Maqedonise

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të votojnë për nevojën e sjelljes së propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili më pas do të futet në fazën e dytë dhe deputetët do të mund të dorëzojnë amendamente për tekstin.

Deputetët e shumicës në seancën e djeshme thanë se Maqedonia po futet në fazën e ndërtimit të besimit mes bashkësive.

Sipas paralajmërimeve pritet që opozita të votojë kundër propozim-tekstit në lexim të parë dhe siç tha Ilija Dimovski, OBRM-PDUKM-ja do të dorëzojë disa amendamente me të cilat do të mundohen të largojnë ligjet anti-kushtetuese.

Opozita maqedonase mendon se ligji për gjuhët është jashtë kornizave të Kushtetutës, nuk do të jetë i pranueshëm dhe se do të rezultojë me frustrim tek qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat