"Sy për barazi" - konferencë për personat me nevoja të posaçme

Maqedonia

"Sy për barazi" - konferencë për personat me nevoja të posaçme

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 08:44
Ilustrim

Rezultate nga hulumtimet dhe analizat për nevojat për ndryshime për personat me nevoja të posaçme në sferat e mbrojtjes sociale, arsim, sigurimin shëndetësor dhe jetë cilësore do të prezantohen sot në Konferencën "Sy për barazi" në organizim të Komitetit të Helsinkut, kushtuar personave me aftësi të kufizuara.

Fjalim do të kenë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Geret dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut Urania Pirovska, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësues prej ministrive kompetente për këto sfera për të cilat janë zbatuar hulumtime.

Konferenca është pjesë e projektit "Mbështetje nga shoqëria civile ndaj politikave për kohezion social dhe diversitet" mbështetur nga Ambasada Britanike në Maqedoni.
Pasdite do të mbahet marsh i tolerancës "Shih me zemër, prano diversitetin" i cili fillon në orën 15 nga Muzeu i Qytetit të Shkupit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat