Dezir: Servisi publik ka nevojë për një model financimi që do të garantojë pavarësinë

Maqedonia

Dezir: Servisi publik ka nevojë për një model financimi që do të garantojë pavarësinë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:37
Arlem Dezir dhe Nikolla Dimitrov

Përkushtimi i Qeverisë për përmirësimin e klimës së përgjithshme dhe gjendjes në fushën e lirive mediale, për lirimin e mediave nga ndikimet dhe presionet politike dhe institucionale, pavarësia financiare, si dhe për profesionalizmin e servisit radiodifuziv publik, si dhe hapat në drejtim të rritjes së transparencës dhe disponueshmërisë së informacioneve me karakter publik, janë çështjet për të cilat ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takimin e sotëm e ka informuar përfaqësuesin e OSBE-së për liri të mediave (PSM) – Arlem Dezir.

“Ministri i elaboroi ndërmarrjet më të reja dhe të ardhshme në pajtim me Planin veprues 3-6-9, por edhe jashtë saj, për përmirësimin e klimës dhe gjendjes së përgjithshme në fushën e lirive mediale. Theks të veçantë në këtë kontekst vuri në masat për lirimin e mediave, ndikimet dhe presionet politike dhe institucionale, si dhe për profesionalizimin e servisit radio-difuziv publik. Njëherit i ka theksuar edhe hapat në drejtim të rritjes së transparencës dhe disponueshmërisë së informacioneve me karakter publik, promovim të frymës së debateve publike dhe inkluzive, si në përgjithësi ashtu edhe gjatë sjelljes së rregullativës së re ligjore”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Dezir, i cili po qëndron për vizitë të parë në Republikën e Maqedonisë në këtë kapacitet, ka shprehur kënaqësi gjatë vizitës, si dhe për përpjekjet dhe hapat e deritanishme të ndërmarra në vend në drejtim të përmirësimit të gjendjes në fushën e mediave, duke inkurajuar të vazhdohet në atë drejtim.
“Ai konkretisht e ka njoftuar ministrin me pikëpamjet e tij rreth ndryshimeve të planifikuara ligjore në fushën e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele, duke ndarë në përgjithësi qëndrimin pozitiv dhe duke shprehur këshilla konkretë”, theksohet në kumtesë.
Bashkëbiseduesit në mënyrë të ndërsjellë kanë konstatuar se përgjegjësia për të gjithë faktorët shoqëror është e madhe në përdorimin që të bëjnë përpjekje për tejkalimin e sfidave dhe të mundësojnë mjedis për funksionim normal medial, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për kontroll të fuqisë dhe zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat