Ministria shëndetësisë mohon ekzistimin e nepotizmit në kardiologjinë e Ohrit

Maqedonia

Ministria shëndetësisë mohon ekzistimin e nepotizmit në kardiologjinë e Ohrit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 00:34
Ilustrim

Ministria e shëndetësisë pas informacioneve për degradimin e Nikolla Bakraçeski në kardiologjinë e Ohrit, ka kryer kontroll të çrregullt dhe ka vërtetuar se ai është i vendosur në vend pune udhëheqës, që është në pajtim me përgatitjen e tij profesionale.

Ndërsa, sa i përket rastit të drejtoreshës Gordana Donevska nga Drejtoria për parandalim, mjekim dhe rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare, e cila, siç shkruan ‘Makfaks’, ka avancuar bashkëshortin e saj në pozitën e udhëheqësit të sektorit, nga MSH informojnë se dr. Zoran Donevski, specialist internist, më parë ka udhëhequr me sektorin për testim ergometrik, ndërsa vetëm është zhvendosur në pozitë për shkak të shkuarjes së një të punësuari tjetër për specializim në Shkup dhe për këtë është informuar Komisioni shtetëor për parandalim të korrupsionit.

“Afatet janë respektuar dhe Nikolla Bakraçeski ështv vendosur në pozitën udhëheqës i repartit për aritmi të zemrës, gjë për të cilën sipas sistematizimit është i nevojshëm arsim i lartë, titull specialist internist ose subspecialist kardiolog. Rikujtojmë se në këtë Institut shëndetësor, pavarësisht se në cilin repart janë të regjistruar të punësuarit, rregullisht bëhen ndryshime në të gjitha repartet, kështu që edhe dr.Bakraçeski, pas kthimit në vendin e punës ka kryer intervenime koronografi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat