Nuhiu: Aksionet e përbashkëta policore janë më efikase

Maqedonia

Nuhiu: Aksionet e përbashkëta policore janë më efikase

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:14
Agim Nuhiu

Në Varshavë po zhvillohet forumi i ministrave në lidhje me luftën e migracionit të paligjshëm në të cilën merr pjesë edhe zëvendësministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Ai në një postim  në Fejsbuk ka theksuar se “Ne Forumin ministror në Varshave vlerësuam efektet pozitive të operacioneve të përbashkëta policore duke theksuar faktin se kohën e fundit Maqedonia shumë më pak shfrytëzohet si vend transitor nga emigrantet dhe luftimi i migracionit të paligjshëm mbetet prioritet i Ministrisë se brendshme. Megjithatë, për rreziqet eventuale të cenimit të sigurisë është i nevojshëm qasja e gjithanshme e të gjitha vendeve, pavarësisht se a janë ose jo pjese e BE-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat