Visar Ganiu, zyrtarisht fillon detyrën e kryetarit të Komunë së Çairit

Maqedonia

Visar Ganiu, zyrtarisht fillon detyrën e kryetarit të Komunë së Çairit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:55
Visar Ganiu

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit kandidat i BDI-së, sot e mori detyrën si i pari i kësaj komune nga kryetari i deritanishëm Izet Mexhiti.

Visar Ganiu tha se  do jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Çairit, pa marrë parasysh fe, komb apo përkatësi partiake. "Mua si kryetar i Çairit në të ardhmen më presin ato obligime që kam premtuar, pasi ka disa projekte që fillimisht t’i bëjmë dhe ato do kenë përparësi dhe ne nga dita e sotme do fillojmë t’i realizojmë gjitha ato premtime që i kemi dhënë para bashkëqytetarëve tanë”,tha Ganiu. Ganiu gjithashtu falënderoi kryetarin e deritanishëm Izet Mexhitin për kontributin e dhënë në Komunën e Çairit ndër vite për të mirën e qytetarëve që jetojnë në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat