Sheqerinska: Vitin e ardhshëm paga më të larta për pjesëtarët e ushtrisë

Maqedonia

Sheqerinska: Vitin e ardhshëm paga më të larta për pjesëtarët e ushtrisë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:03
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, pas vizitës që pati në regjimentin për operacione speciale pranë Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, tha se përfaqësuesit e ushtrisë duhet ta dijnë se do të jenë të vlerësuar për aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe jo sipas favorizimeve dhe përkatësive partiake.

“Atë që e paralajmëruam edhe e realizuam. Buxheti për vitin 2018 është futur në procedurë kuvendore dhe kjo vërteton se qeveria dhe unë si ministre do ta realizojmë atë që e premtuam, e ajo është sigurim i rrogave më të mëdha për të gjithë ata që shërbejnë në ushtri për 10 për qind”, tha Sheqerinska.

Ajo gjatë vitit të ardhshëm paralajmëroi edhe dy konkurse për ushtarë profesional dhe shtoi se mundësi për punësim në njësitet e URM-së do të ketë çdo indivit, i cili do t’i përmbush kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat