Nuhiu: Ka tentime të përditshme për hyrje ilegale në Maqedoni

Maqedonia

Nuhiu: Ka tentime të përditshme për hyrje ilegale në Maqedoni

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:21
Agim Nuhiu

Edhe pse rruga Perëndimore-Ballkanike është e mbyllur për emigrantë, në Maqedoni megjithatë ka tentime të përditshme për hyrje ilegale, vlerësoi sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në Konferencën ministrore në suaza të Forumit të Salzburgut dhe Grupit të miqve nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavisë, e cila sot po mbahet në Varshavë, Poloni.

“Me ndihmën e nëpunësve të huaj të policisë të cilët janë pjesë e Operacionit të përbashkët të cilin Maqedonia e filloi më 21 dhjetor të vitit 2015 dhe e cila ende është në vijim, arritëm në mënyrë të vërtetë të përballemi me emigrantët, ndërsa para së gjithash me kontrabanduesit, për shkak se një numër i madh i emigrantëve ilegalë janë zbuluar, janë kapur dhe ngritur akuza kundër një numri të madh të kontranbaduesve”, theksoi Nuhiu në fjalimin e tij me temë “Sfidat momentale në fushën e menaxhimit kufitar në Bashkimin Evropian dhe në fqinjësinë e drejtpërdrejtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat