Për herë të parë, një zyrtar grek e përdor termin Maqedoni

Maqedonia

Për herë të parë, një zyrtar grek e përdor termin Maqedoni

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:44
Yiannis Boutaris

Kryetari i Komunës së Selanikit të Greqisë, Yiannis Boutaris dje ka qenë në vizitë zyrtare në Maqedoni për të vazhduar takimet e zyrtarëve grek në Maqedoni pas relaksimit të marrëdhënieve Maqedoni-Greqi. Ai është takuar me zyrtarë shtetërorë por edhe me kryetarë të partive politike të Maqedonisë.

Yiannis Boutaris në deklaratën pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se do të mundohet që të inicojë takim mes dy kryeministrave, të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

”Shpresoj dhe do t’a propozoj këtë, takimi i radhës do të jetë mes dy kryeministrave, të Greqisë dhe të Maqedonisë që të ndodh në Selanik” duke theksuar emrin ‘Maqedoni’, emër ky i padëgjuar ndonjëherë nga goja e ndonjë zyrtari grek.

Ndryshe, Zaev dje ka nisur një deklaratë mbështetjeje për kryeministrin grek Tsipras për viktimat nga vërshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat