PSP ka hapur procedura parahetimore për funksionarë të qeverisë së tanishme

Maqedonia

PSP ka hapur procedura parahetimore për funksionarë të qeverisë së tanishme

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:45
Prokurorja Speciale, Katica Janeva

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, në një emision në TV Telma ka folur për akuzat se PSP është shndërruar në instrument politik të qeverisë.

Ajo tha se këtë me kohë do ta mohojnë, duke shtuar se PSP tanimë ka hapur procedura parahetimore për funksionarë të qeverisë aktuale.

“Të ishte ligji për mbrojtje të dëshmitarëve, do të mund ta mbronim shumë Kosta Krpaçin. Për momentin kemi rreth 100 procedura parahetimore. Disa prej tyre edhe do t’i mbyllim, pasi kemi dëshmi. Kur të vijë koha që këto procedura parahetimore t’i kthejmë në akuza, atëherë këto lëndë do t’i dorëzojmë tek kolegët tonë në Prokurorinë Themelore”, tha Janeva.

Janeva deklaroi se po udhëheqin procedura parahetimore për rastet “Monstra” dhe “Lagja e Trimave”, por tregoi se kur do të mbarojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat