Zhbogar: Maqedonia po shkon në drejtim të duhur

Maqedonia

Zhbogar: Maqedonia po shkon në drejtim të duhur

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:26
Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, sot deklaroi se Bashkimi Evropian sheh optimizëm në hapat e qeverisë së re, edhe tek reformat edhe tek problemi që ka me Greqinë.

“Ajo që në mënyrë të përgjithshme e shohim është optimizëm, reformat që i presim nga vendi kanë filluar të realizohen dhe inkurajojmë qeverinë të vazhdojë në këtë rrugë. Presim nga qeveria dhe institucionet të tregojnë angazhim dhe rezultate në lidhje me reformat. Përderisa këto vizione dhe aktivitete dyfishohen, shpresojmë se do të shohim rezultate të mira vitin e ardhshëm”, tha Zhbogar.

Në lidhje me mundësinë që ndërkombëtarët të bëjnë presion mbi Greqinë për pranim të Maqedonisë në NATO nën referencë të përkohëshme, ambasadori theksoi se çdo herë është më mirë që çështjet të zgjidhen përmes dialogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat