Aleanca Shqiptare: Kryetari multientik Merko u hakmerret administratorëve opozitar

Maqedonia

Aleanca Shqiptare: Kryetari multientik Merko u hakmerret administratorëve opozitar

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:46
Aleanca Shqiptare

Kryetari multietnik Ramiz Merko, bashkë me bashkëpunëtorët e tij nga jashtë komunës po bëjnë presion të paparë dhe revanshizëm të paprecedentë politik ndaj administratorëve shqiptarë thuhet në reagimin e partisë ASH- n5 Strugë.

Në mënyrë selektive, pa kurrfarë arsyetimi janë marrë vendime për ti larguar nga objekti i komunës dhe janë detyruar dhe grumbulluar dhjetëra administratorë në ambientet e shkatërruara në vendin e quajtur “barakat”. E gjithë kjo bëhet me qëllim që t’ua ulin dinjitetin dhe ti nënçmojnë personalitetin dhe të njëjtit të dorëzohen, ti nënshtrohen kryetarit multietnik apo edhe ta lëshojnë vendin e punës. Skandalin e tillë mund ta vërtetojmë veç me një shembull. I vetmi Inxhinier Elektrik, shqiptari Tazhgur Sulejmani, profesionist i dalluar dhe person politikisht neutral, paraqet pengesë në ushtrimin e veprimtarisë së kryetarit dhe në mënyrë të dhunshme, pa arsyetim të bazuar detyrohet të lëshojë objektin e komunës dhe të paraqitet në punë “tek barakat”, ku nuk ka kushte pune, për ti rrëzuar autoritetin që gëzon në shoqëri. Që në ditën e parë të fillimit me punë, persona të paautorizuar, nga jashtë administratës, në emër të Ramiz Merkos kanë kërcënuar, kanë shantazhuar dhe kanë ushtruar mobing ndaj një pjese të administratës, të gjithë shqiptarë. Kryetari multi-etnik, përveç se ka shkarkuar nga detyra drejtorët më të suksesshëm të shkollave, të cilët i zhbllokuan xhirollogaritë e shkollave, që Ramiz Merko i bllokoi në mandatet e para të tij, tani po bën degradimin e të punësuarve në administratën e komunës me vendime skandaloze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat